spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Loredana me akuza të rënda ndaj Jozit: Më dridhej trupi…

Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike në ambientet e shtëpisë ku banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë.

Në pjesën e parë të emisionit kemi në rolin e moderatorëve Jozin dhe Amberin, të cilët kanë për të ftuar Vserlon, Loredana Bratin, Gerta Gixharin dhe Kellyn.

Emisioni nisi ngrohtë e me humor me prezantimin dhe përshëndetjet e moderatorëve por shumë shpejt filluan pyetjet dhe bisedat pikante me prezent dy prej të ftuarve, Loredanën dhe Vserlon.

Amberi pa humbur kohë e pyeti Loredanën për rikthimin e Jozit në shtëpi dhe se si do të ndikojë në lojën e saj. Ajo është përgjigjur duke shprehur: Do të ndryshojë sepse do, s’do ndikon në mua, në vëmendjen e lojës.

Amberi e ka kundërshtuar duke thëne se ajo ka pohuar se Jozi nuk ka ndikuar ndonjëherë në lojën e saj.

“Faktikisht fajin e kam patur unë që e kam pasur mendjen tek Jozi…”

Amberi ka drejtuar pyetjen nëse do të ketë një rikthim mes Jozit dhe Loredanës, të cilën ajo i është përgjigjur: Mendoj se në marrëdhënien tonë ka patur shumë keqkuptime, por problemi kryesor nuk janë keqkuptimet por është fjalori, gjuha që ai përdor kundrejt meje. Ofendime, ulje, e çfarë janë këto, unë nuk i toleroj dot, shkruan Tar.

Moderatorja i është drejtuar duke i vënë në dukje se atë gjuhë ai e ka përdorur e me vajzat e tjera të shtëpisë në fillimet e tij. Por Loredana pranoi se ai nuk i ka përdorur kundrejt saj.

“Unë kam parë një Joz, në krahasim me çfarë lash, një Joz që kësaj radhe, ato ofendimet që i bënte me të tjerave po m’i bën mua”.

Vserlo ka tentuar të ndërhyjë me një pyetje, çka ka shkaktuar një irritim nga Amberi duke i kërkuar të mbajë vendin e tij si i ftuar dhe të mos flasë sipër saj. Një situatë që krijoi tension në studio, duke sjellë pakënaqësi dhe nga Loredana që intervista nuk po trajtohet në mënyrë profesionale dhe nuk po lejojnë të ftuarit të shprehen.

Nga ana tjetër ajo ka vijuar duke treguar se që prej rikthimit Jozi nuk ka dashur të sqarojë apo rregullojë situatën.

“Jozi nuk më ka kthyer një herë shikimin, nuk më ka kërkuar përballjen. Më dridhej trupi…”

Amberi e ka akuzuar se ajo shpesh dukej e pabesueshshme në veprimet e saj në fillim, prej dyshimeve të shumta që Loredana ka patur drejt Jozit. Loredana ka treguar arsyen pse: Jozi në shumë faza tregohej bullizues, ofendues, denigrues…

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit