spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Ferr” në Shëngjin/ Flakët përfshijnë banesat, radhë kilometrike në autostradë – Rrezik shpërthimi i cisternave të gazit, dalin pamjet e reja

Radhë të gjata makinash, kryesisht me turistë të huaj janë krijuar pasditen e së martës në zonën Shëngjinit, në tentativë për t’u larguar për shkak të situatës së rënduar nga zjarret.

Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët e sotme janë afruar në hotelet dhe resortet e mbushuara me turistë.

Evakuimi i turistëve dhe banorëve ka nisur që mesnatën e kaluar, teksa fatmirësisht deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarret apo të intoksikuar nga tymi.

Qindra zjarrfikës nga Lezha, Shëngjini dhe qytetet përreth, të ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura po punojnë për të vënë zjarret në kontroll, teksa as ndërhyrja nga ajri nuk ka ndihmuar në stabilizimin e situatës.

Deri në këto moment është djegur një lokal dhe një shtëpi trekatëshe, teksa flakët vijojnë t’i afrohen gjithnjë e më shume qendrës së Shëngjinit.

Ndërkohë, dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile europiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë.

Avionët të aftë të ulen në sipërfaqen e detit për t’u furnizuar, po hedhin sasi të mëdha uji, në zonat ku flakët tashmë ndodhen pranë banesave.

Situata në Shëngjin shfaqet shumë e rrezikshme, ku një shtëpi dhe një lokal janë djegur, teksa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era.

Dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë prej ditësh për të vënë flakët në kontoll, teksa po vijon evakuimi në masë i banorëve dhe turistëve të huaj.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë atë.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas kërkesës së strukturave të rendit, si masë e nevojshme sigurie për të shmangur rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri në bregdet.

“Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thotë OSSH.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit