Cedric Wermuth, i cili është pjesë e Partisë Socialiste në Zvicër, ka ofenduar rëndë presidentin amerikan, Donald Trump.
Wermuth ka shpërndarë një fotografi në ‘Instagram’ me mbishkrimin “F*CK You, Mr. Trump” apo në gjuhën shqipe “Q*ju z. Trump”.
Deklarata e Wermuth vjen pas tensioneve ndërmjet Trump dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale lidhur me agresionin ushtarak rus në Ukrainë.
Wermuth shquhet për afërsi të mëdha me kryetarin e VV’së, Albin Kurtin. Ai dhe partia e tij patën nënshkruar memorandum bashkëpunimi që t’i ndihmojnë njëra tjetrës në zgjedhje.

Lidhur me deklaratat e pamatura të Wermuth është deklaruar edhe deputeti shqiptar në kantonin e Bernit në Zvicër, Korab Rashiti, i cili ka përkujtuar se politikani zviceran është i afërt me partinë në pushtet.
“Partia ime SVP kërkon që ai të largohet nga Asambleja Kombëtare, në mënyrë që të mos rrezikojë marrëdhëniet tona të mira me SHBA dhe të mos vërë në rrezik negociatat e ardhshme me administratën amerikane për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Zvicrës dhe SHBA, e cila do të ishte shumë e dobishme ekonomikisht për popullsinë zvicerane“, ka thënë ndër të tjera Rashiti.