Në përditësimin e fundit në sajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 35.64% të votave nga diaspora.
Nga votat prej diasporës, në listën e LDK’së befasisht pas Lumir Abdixhikut dhe Kujtim Gashit është shfaqur emri i një kandidati nga radhët e këtij subjekti politik. Bëhet fjalë për Hysen Çekaj, i cili është i biri i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj.
Sali Çekaj ishte një nga komandantët kryesorë në Betejën e Kosharës, ku edhe humbi jetën.

Hysen Çekaj ka marrë 3 mijë e 571 vota nga diaspora, duke u renditur pas Kujtim Shalës (3,637) dhe Lumir Abdixhikut (5,356).
Çekaj ka falënderuar diasporën në profilin e tij, për votat e marra.
“Faleminderit e dashura Mërgatë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Hysen Çekaj nga votat e rregullta në Kosovë kishte marrë 11 mijë e 268 vota. Emri i tij nuk është në top dhjetëshen më të votuar të kandidatëve për deputetë.