Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
KQZ njofton se deri të dielën, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”.
“Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thotë KQZ.