spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Zelensky për takimin me Trump: Pavarësisht dialogut të ashpër, ne mbetemi partnerë strategjikë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pavarësisht dialogut të ashpër, ne mbetemi partnerë strategjikë me SHBA-të.

Në një postim në X, presidenti i Ukrainës shkroi se ndihma e Amerikës ka qenë jetike që Ukraina të mbijetojë dhe e pranon këtë.

“Megjithë dialogun e ashpër, ne mbetemi partnerë strategjikë. Por ne duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar me të vërtetë qëllimet tona të përbashkëta”, shkroi Zelensky.

Ai shton se Ukraina është “shumë mirënjohëse” ndaj Shteteve të Bashkuara për të gjithë mbështetjen, veçanërisht gjatë tre viteve të pushtimit në shkallë të plotë, dhe falënderon Presidentin Trump.

“Unë dua që SHBA të qëndrojë më fort në anën tonë”, shkroi tutje ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit