spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Dalin pamjet e Zelenskyt në Pensilvani, kjo i pengoi shumë zv/presidentit amerikan

Një përplasje e pazakont ka ndodhur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Mollë sherri padyshim ishte edhe shkuarja e Zelenskyt në Pensilvani, vitin e kaluar.

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë pasur një diskutim mjaftë të nxehtë gjatë takimit të zhvilluar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

 “Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.”

Zëvendëspresidenti i ka thënë presidentit ukrainas se ky i fundit është duke shfaqur mungesë respekti.

 “Mendoj se është mungesë respekti për ju të hyni në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë para mediave amerikane. Ju djema po detyroni rekrutët në vijën e frontit sepse keni probleme me fuqinë punëtore. Ju duhet të falënderoni presidentin.”

Pas kësaj, Zelensky është përgjigjur duke thënë: “A keni qenë ndonjëherë në Ukrainë?”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit