spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Si të ushqehemi gjatë Syfyrit dhe Iftarit? Flet nutricionistja (VIDEO)

Nutricionistja Albulena Shabani-Ilazi ka folur për ushqimet që duhet të konsumohen në Iftar dhe Syfyr, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në emisionin Weekend ajo ka deklaruar se në Iftar preferohet konsumimi i mishit, e në Syfyr preferohet të merren më shumë proteina bimore.

“Konsumimi i mishit preferohet në vaktin kryesor kur është Iftari, sepse ka shumë yndyrë dhe proteinë. Ka shumë rëndësi mënyra e përgatitjes, nuk duhet të teprohet sasia. Mishi duhet të përgatitet mirë dhe të kombinohet me pak karbohidrate, që ato mund të merren nga perimet, preferohet edhe buka, por jo buka e bardhë”.

“Për syfyr, karbohidratet e thjeshta siç është buka e bardhë, orizi dhe makaronat jo integrale, janë karbohidrate që e rrisin shumë shpejtë energjinë. Ajo energji bie shumë shpejtë, edhe i dërgojmë më shumë glukozë se sa duhet mëlçisë. Preferohet në syfyr të merren proteina bimore, ose yndyra shtazore ndonjë vezë apo ndonjë peshk. Por jo mish sasi të madhe”, ka thënë Shabai-Ilazi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit