Nutricionistja Albulena Shabani-Ilazi ka folur për personat që mund të agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në emisionin Weekend ajo ka deklaruar se fëmijët në moshë shumë të vogël nuk preferohet të agjërojnë.
Por shtoi, se më shumë është çështja e peshës që ndikon në aspektin se a duhet fëmijët të agjërojnë.
“Fëmijët e vegjël nuk mund të agjërojnë. Fëmijët nuk mund të agjërojnë derisa janë në periudhën e tyre si fëmijë. Por nëse e ka peshën dhe gjatësinë që e arrin, pse jo”.
“Për shkak se fëmija nuk arrin të krijojë toksina, yndyra të tepruar, trupi është i ri dhe organet funksionojnë. Unë preferoj që shumë të vegjël të mos agjërojnë. Nëse e ka mbi 40 kilogramë peshën trupore një fëmijë normal nuk do të bënte dëm që të agjëronte”, ka thënë ajo.
Shabani – Ilazi u pyet se a lejohet agjërimi edhe për gratë shtatzëna.
“Gratë shtatzëna nuk lejohet të agjërojnë”, tha Shabani – Ilazi.