spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Aksidenti tragjik në Ferizaj, reagon bashkëshorti i 49-vjeçares

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur Valbona Maliqi, 49-vjeçe.

Maliqi ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.

Për rastin ka njoftuar edhe Agim Maliqi, bashkëshorti i të ndjerës.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, Ju njoftojmë se sot pas një aksidenti ka ndërruar jetë bashkëshortja ime Valbona Maliqi”, ka shkruar ai.

“Do të jetojmë duke përkujtuar virtytet e larta njerëzore si bashkëshorte dhe nënë e tre fëmijëve që i rritëm dhe i edukuam së bashku. Mungesa juaj asnjëherë nuk do të largohet, dhe do të jetojmë gjithmonë me kujtimet për Ty”.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, më datë 01.03.2025, pas ikindisë, në orën 15:30, në varrezat e reja në fshatin Rahovicë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit