Dmitry Medvedev, zëvendëspresident i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe ish-president rus, ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin social ‘‘X’’, ndaj presidentit ukrainas Zelensky pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka zhvilluar me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai e ka quajtur Zelenskyn ‘‘derr’’, dhe ka thënë se ai ka marr ‘’një shuplakë të duhur’’, në Shtëpinë e Bardhë.
‘‘Derri i pafytyrë më në fund mori një shuplakë të duhur në Zyrën Ovale. Dhe Donald Trump ka të drejtë: regjimi i Kievit “po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”’’, ka shkruar ai.