spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Dalin rezultatet e para të votave me postë nga Diaspora, VV nën 50%, befason LDK-ja

Numërimi i votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përmes postës, vazhdon në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e numërimit të 8.51 për qind të  votave të ardhura me postë.

Lëvizja VETËVENDOSJE (VV)ka marrë 45.79% të votave ose 1,293 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e dytë me 1,010 vota, ose 35.76%. Pas saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 335 vota, që përbën 11.8%.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbetur pas këtyre dy subjekteve, duke arritur vetëm 98 vota, ose 3.47% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Të gjithë shtetasit e Kosovës, që gjatë regjistrimit u përcaktuan individualisht për të votuar përmes postës, mund të dërgonin pakon e tyre me fletëvotim në adresë të ndonjërës nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hapura në shtete të ndryshme.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit