spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Bolton: Trump e ka vënë SHBA-në në anën e gabuar të luftës Rusi-Ukrainë, e turpshme

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton, i ka reaguar ashpër presidentit amerikan pas takimit të tij me presidentin ukrainas, Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Bolton ka deklaruar se Trump e ka vendosur SHBA-në në anën e gabuar dhe këtë e ka quajtur të turpshme.

“Trump e ka vënë SHBA-në në anën e gabuar të luftës Rusi-Ukrainë, dhe kjo është e turpshme. Ai po e bën çdo ditë e më të vështirë ribashkimin e Perëndimit. Pas mandatit të tij, SHBA do të duhet të bindë aleatët tanë se jemi ende një partner i besueshëm dhe një komb i njerëzve normalë,” është shprehur Bolton.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit