spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Kallas: Ukraina është Evropë, sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.

Kallas ka thënë se Ukraina është Evropë.

“Ukraina është Evropë! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës. Ne do të shtojmë mbështetjen tonë për Ukrainën në mënyrë që ata të vazhdojnë të luftojnë kundër agresorit. Sot u bë e qartë se bota e lirë ka nevojë për një lider të ri. Na takon neve, evropianëve, ta përballojmë këtë sfidë”, ka shkruar ajo.

Këto deklarata vijnë pas një përplasjeje të ashpër midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit, Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi që Ukraina të bënte lëshime ndaj Rusisë për të arritur paqen, ndërsa Zelensky refuzoi, duke përmendur krimet e luftës të kryera nga Rusia dhe duke theksuar se kompromisi ishte i pamundur.

Si rezultat, konferenca e planifikuar për shtyp u anulua dhe marrëveshja e propozuar për mineralet e rralla midis SHBA-së dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit