spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

“Në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty”, kush ishte gruaja që u vra nga bashkëshorti amerikan në Tiranë

Vrasja e indonezianes Indah Lilis Sartika Saragih nga bashkëshorti i saj amerikan të hënën në Tiranë, është pasqyruar edhe nga mediat e vendit të saj të origjinës. Gruaja, e cila ishte me pasaportë amerikane, u mbyt me litar nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar James Wertz.

Pasi mbyti të shoqen, Wertz, i cili punonte si profesor në një kolegj privat në Tiranë, vrau me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, e më pas u vetëvar me litar.

Policia gjeti edhe një letër të shkruar prej tij ku ndër të tjera thuhej: “Më falni, nuk ia dola dot”.

Por kush ishte Indah Lilis Sartika Saragih? Media indoneziane Tempo.Co shkruan se në mesin e diasporës së këtij vendi, ajo njihej si person mjaft asocial. Një burim i tha medias në fjalë se “në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur i shoqi nuk ishte prezent”.

Po sipas të njëjtit burim, që ndodhet në Tiranë prej 10 vitesh, Saragih kishte po ashtu aktivitet minimal në rrjetet sociale.

Sipas Tempo.Co, në kryeqytetin shqiptar jetojnë rreth 50 indonezianë.

“Disa punojnë në qendra masazhi, të tjerë si kamariere/ë në restorante”, tha burimi, teksa shtoi se mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta dhe Saragih rrallë merrte pjesë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë, që ndodhi në shtëpinë që çifti kishte marrë me qira në zonën e Laprakës, mbeten të panjohura. Dyshimet janë se 53-vjeçari Wertz e ndërmori aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

Megjithatë ngjarja është nën hetim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit