spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Bordi i KEK shkarkon u.d të Kryeshefit dhe zëvendësin e tij, emëron dy tjerë dhe shpall konkurs

Bordi i KEK-ut ka marrë vendim për lirimin nga detyra e Bekir Gërgurit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Ramadan Budakovën nga pozita e ushtruesit të detyrës së Zëvendësskryeshefit Ekzekutiv, të cilët kanë qenë ushtrues të detyrës tash e një vit.

Në mbledhjen e mbajtur dje, Bordi i KEK-ut tha se mori këto vendime “duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike”.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve të KEK ka marrë vendim për shpalljen e Konkursit Publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KEK Sh.A. dhe ka udhëzuar Menaxhmentin që Konkursi të shpallet ditën e hënë me datë: 03.03.2025.

Ndërkaq, në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (u.d.) të KEK Sh.A., Bordi ka emëruar Gramos Hashanin, i cili deri tani ka mbajtur pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit (ZKFTH) në KEK Sh.A.

Ndërsa, në pozitën e ZKFTH (u.d.) është emëruar Gëzim Paci, i cili deri tani ka mbajtur pozitën Menaxher i Pasurisë në Divizionin e Financave.

“Bordi i Drejtorëve ka falënderuar z. Gërguri dhe z. Budakova për kontributin e tyre të deritanishëm, e sidomos për menaxhimin e situatës së krijuar pas sulmit në Kanalin e Ibër Lepencit dhe u ka uruar suksese në angazhimet e mëtutjeshme brenda Korporatës”, thuhet në deklaratë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit