spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Ngritet alarmi: Paralajmërohet shtrenjtimi i çmimit të bukës nëse rritet çmimi i rrymës

Paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike kanë ngritur alarmin edhe tek prodhuesit e bukës në vend. Nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës kanë njoftuar se në rast se do të shtrenjtohet rryma, do të rritet edhe çmimi i bukës. E kjo sipas ekonomistëve ishte e pritshme pasi ndryshimi i tarifave të rrymës do të prek bizneset prodhuese në vend. 

jë bukë aktualisht në furrë kushton nga 40 cent e deri në 50 cent.

Madje çmimi i saj në disa qytete shkon edhe në 60 cent.

Por buka mund të shtrenjtohet në rast që merret vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kjo sipas kryetarit të Shoqatës së mullisëve, Bashkim Zejnullahu do të bëhet për shkak të rritjes së kostos së prodhimit.

“T’u pasur parasysh që përpunimi i grurit por edhe pjekja tek furrtarët ndodh me energji elektrike, ka me pas një ndikim në çmimin e bukës. Rryma është një faktor në përpunim, bartë një barrë të drejtpërdrejtë në përpunimin e grurit por edhe tek pjekja sigurisht pasi drejtpërdrejt është një kosto, nuk mund të marrim duke mos e ditur se do të jetë është shtrenjtimi i rrymës që ende nuk dihet dhe nuk besoj që do të jetë ajo që është propozuar apo pritet të propozohet por varësisht nga jo energjia elektrike nga përpunimi i bukës e deri në pjekje është diku 20%”, ka deklaruar ai.

E çmimi më së paku mund të rritet në 5 cent por kjo sipas Zejnullahut varet nga shtrenjtimi i rrymës.

“Aktualisht e kemi bukën 40 deri në 50 cent, mendoj që 5 cent do të ishte minimumi që kish me ndiku në çmimin final, por duke marrë parasysh që ende nuk dihet se sa do të jetë çmimi final i rrymës nuk mund të flasim për shuma në këtë drejtim”, tha ai.

Kjo sipas ekspertit të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj do të jetë e pritshme, madje ai paralajmëron edhe shtrenjtime të tjera.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë efektet e dyanshme, nga direket do të rritet kostoja e qytetarit  përmes pagesave të energjisë elektrike, por njëherazi do të ketë ndikim indirekt që bizneset të dalin me çmime më të shtrenjta, pasi do të rritet kostoja e prodhimit, pra do të kemi një dëmtim të dyanshëm të qytetarit”, ka pohuar ai.

Ditë më parë, ZRRE ka bërë të ditur se kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit