Danja e ka bërë të qartë që në krye të herës se është e dashuruar.
Madje, i është dukur i bukur që herën e parë që e ka parë djalin, i cili quhet Redin Xheli dhe vendosi të lidhej me të, edhe pse ishte 8 vite më i vogël se ajo.
Por kjo nuk e ndaloi G Banin t’i vardisej dhe t’i shprehte simpatinë që kishte për të. Edhe pse doli një herë nga shtëpia, ndjenja e tij për Danjën nuk kishte ndryshuar. Me t’u kthyer, reperi vazhdoi ‘avazin’.
Megjithatë, duket se kjo situatë e ka acaruar të dashurin e saj jashtë shtëpisë së BBV.
Në një video ku G Bani i kërkon Danjës të ndjejë pak parfumin e saj, vihet re qartë dhe pastër komenti i partnerit të kësaj të fundit, i cili shkruan: “Po më soset durimi! Nuk i kam borxh gjë”.

