Joz Marku është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Atij publiku ia dha edhe një mundësi bashkë me G Banin dhe Amber nga një avantazh që kishte Gjesti.
Edhe pse hyri brenda, ai mbajti një qëndrim kundrejt partneres së tij, Loredana Bratit.
Këngëtarit duket t’i ketë ngelur hatri nga veprimet që Lori bëri pas daljes si dhe një rast që pati me Gjestin.
I njëjti e akuzoi për tradhti dhe se nuk e ka pritur nga ajo një gjë të tillë.
Pas disa tentimeve për sqarim, Loredana filloi të qante, duke thënë se nuk e bëri me qëllim.
“Nuk do e kisha bërë për lojë, që ta humbisja atë për lojë apo për Gjestin”, u shpreh ajo.
Jozi në anën tjetër tha se e do akoma, por që është shumë i prekur për momentin.