Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kur janë numëru 67.44 për qind të votave nga përfaqësitë diplomatik del se Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së dhe kandidat për Kryeministër ka marrë 79 vota.
Pas tij 51 vota nga diaspora që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike ka marrë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
I treti renditet Daut Haradinaj me 37 vota, pas tij vije Ardian Gjini me 36, Time Kadrijaj me 32, Bekë Berisha me 26, Besnik Tahiri me 25, Vesel Krasniqi me 23, Lahi Brahimaj me 18 dhe Rasim Selmanaj me 17.
