Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot ka takuar kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan e ka përfunduar takimin me Starmer me optimizëm për paqen në Ukrainë dhe marrëveshjet tregtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Para se të përfundonte konferenca për shtyp, Trump ka thënë se do të ketë dy marrëveshje.
“Unë mendoj se do të kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe mendoj se do të përfundojmë me një marrëveshje të madhe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Është një nder të jem me ju dhe dua t’i falënderoj shumë të gjithë”, ka deklaruar ai.