spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Albin Kurti “dërmon” Hamzën, Abdixhikun e Haradinajn në Vjenë

729 persona kanë votuar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë të Austrisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Prej tyre shumica dërmuese, apo 580 persona kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Për Partinë Demokratike të Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Vjenë kanë votuar 64 persona. Kurse për Lidhjen Demokratike kanë votuar 62 qytetarë të Kosovës që jetojnë atje.

Për Koalicion për Kosovën Fituese, që drejtohej nga Ramush Haradinaj kanë votuar vetëm 14 qytetarë.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.

Numërimi i votave të mërgatës nga votimi nëpër përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

“Aktualisht janë duke u numëruar votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike, në ndërrimin e pasdites do të mbesin 11 vendvotime të cilat pritet të përfundojnë sonte. Rezultatet nga numërimi i sotëm së shpejti do të shfaqen në platformën elektronike. Pas tyre do të fillojmë me numërimin e votave të mërgatës që kanë votuar nëpërmjet postës”, ka thënë Elezi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit