spot_img
Thursday, February 27, 2025
spot_img

Musliu: Ankesat e mërgatës për KQZ-në paskan qenë të vërteta, misionet tona jashtë vendit të mbushura me militantë të VV-së

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka akuzuar KQZ’në se me “diplomacinë janë vënë në shërbim të votave për VV’në”.

Ajo ka shtuar se “ankesat mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta”.

Musliu ka thënë se misionet e Kosovës jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiakë që sipas saj detyrë të vetme kanë “sigurimin e votave” për Kurtin e Gërvallën.

“KQZ dhe diplomacia jonë u vunë në shërbim të votave për VV-në. Tani po bëhët e qartë: Se ankesat e mërgimtarëve që KQZ po i pengon të regjistrohen si votues nëpër misionet tona diplomatike jashtë vendit paskan qenë të vërteta. Se misionet tona jashtë vendit janë të mbushura me militantë partiak, të cilët të vetmen detyrë e kanë sigurimin e votave për Albinin dhe Donikën. Se shteti, në të gjitha hallkat e tij, është i kapur. Se jemi në prag të instalimit të një diktature. Diaspora jonë nuk është e Albin Kurtit, por mundësitë më të mira po ju ofrohen atyre që po bërtasin “ Albin baba” dhe kjo çështje duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse.”, ka shkruar ajo.

Tashmë ka nisur numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, ku VV po prin me mbi 80 për qind.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit