Pas leximit të zarfit të zi në Big Brother VIP Albania, i cili konfirmoi shkeljen e rëndë të rregullave nga Gjesti, reperi nga Peja është deklaruar për herë të parë mbi veprimin e tij.
Ai pranoi se kishte kaluar një moment të vështirë emocional, duke përmendur se ndjehej i ngarkuar nga dy persona brenda shtëpisë, ndonëse nuk i përmendi me emër.
“E pata një moment të vështirë, jam duke marrë ngarkesë të madhe prej dy personave brenda që s’po ma kupton askush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh. Edhe krejt publikut që ndoshta është shqetësuar për gjendjen time, por mirë jam. Pata një moment shumë të mirë”, u shpreh ai.
Zarfi i zi, i cili u lexua nga Kelly, konfirmoi se Gjesti kishte kaluar murin e oborrit dhe ishte rikthyer brenda nga Vëllai i Madh, i cili siguroi se ai nuk kishte pësuar asnjë lëndim.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për fatin e tij në lojë do të bëhet publik gjatë spektaklit të së shtunës.
Shkelja e murit është konsideruar një prej rregullave më strikte të këtij formati, çka ka bërë që në të kaluarën (në edicionet e shteteve të tjera) disa banorë të përjashtoheshin menjëherë.
Megjithatë, deri më tani, produksioni ka zgjedhur të mos e largojë Gjestin automatikisht, duke lënë hapësirë për një vendim të mëvonshëm.