Fituesja e edicionit të tretë të “BBVA”, Egla Ceno, ka reaguar pasi lajmi që Gjesti ka kapërcyer murin e shtëpisë bëri bujë të madhe.
Ajo thumboi me pak fjalë dulke shprehur se e kupton gjendjen e Gjestit.
“Vitin e kaluar doja të bëja të njëjtën gjë, por pasi kuptova sepse mendja është për të kuptuar që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, hoqa dorë nga ideja. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”, deklaroi ajo.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim sa i përket këtij veprimi.