Analisti Viktor Buzhala, ka thënë se nga votimet në disa shtetet të diasporës, VV ka marrë mbi 80 për qind të votës së diasporës.
Ai thotë se nëse vazhdon kjo përqindje, VV do të shkojë në 51 deputetë.
Postimi i plotë:
Aktualisht ne baze te votimeve nga Londra, Parisi, Toronto, Zvicra, Danimarka e Norvegjia, VV ka marre mbi 80 per qind te votes se diaspores.
Nese diaspora ka votuar komplet ne kete perqindje, VV do te shkoje ne 51 deputete dhe mund ta beje qeverine vetem me minoritetet joserbe.