spot_img
Thursday, February 27, 2025
spot_img

Haradinaj, ambasadorit suedez: Domosdoshmërisht të hiqen masat ndaj Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se zhvilluan një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet politike në vend, forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Suedisë, si dhe mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.

“Ambasadorin Westerlund e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit”.

“Gjatë takimit ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. Për Aleancën, ky është objektivi kryesor strategjik, një rrugëtim që duhet të kulmojë me anëtarësimin e Kosovës direkt në NATO dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit