spot_img
Thursday, February 27, 2025
spot_img

Çfarë kishte deklaruar vëllai i Besar Nimanit pas vrasjes së boksierit, a u paralajmërua hakmarrja?

Përpara gjykatës rajonale në Bielefeld janë dëgjuar të shtëna. Mësohet se janë plagosur disa persona. Aty sot nga ora 9 u zhvillua gjyqi i boksierit të vrarë, Besar Nimani.

Kështu të paktën po raporton mediumi gjerman ‘ËDR’, ku citon se dëshmitarët okularë kanë thënë se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë, pas plagëve të marra.

Sipas mediumit, mësohet se janë babai dhe vëllai i të pandehurit në procesin Nimani.

Çdoherë sipas mediumit, ditën e parafundit të gjykimit, motra e boksierit të vrarë mësohet se ka tentuar të futë një thikë në sallën e gjyqit, por sipas avokatit mbrojtës është dashur ta dorëzojë në kontrollin e hyrjes.

Sipas BILD-it gjerman, gjyqi i boksierit Nimani filloi në orën 9 të mëngjesit. I dyshuari për vrasjen, Hüseyin Akkurt, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, është në gjyq. Një i dyshuar i dytë është ende në arrati.

BILD’it i kanë thënë dëshmitarët okularë se kanë dëgjuar zyrtarët policorë nga salla duke thënë: “Dikush po qëllon jashtë!” Pastaj të gjithë dolën me vrap në rrugë.

Mediumi thotë se vëllai i të akuzuarit është plagosur në këmbë, ndërsa babai i tij në gjoks i cili është në gjendje kritike.

Por çfarë kishte deklaruar më herët për Insajderin, vëllau i boksierit?

Berat Nimani, vëllau i boksierit të vrarë, kishte thënë se nëse shtetit nuk do të kryen punën e vet, do ta kryejnë ata vet.

“Nëse shteti e kryen punën e vet ne jemi të kënaqur, jojo tek e mbrëma dalim tek tradita dhe e kryejm vet”.

Më tutje ai kishte thënë se e gjithë familja janë sportistë, e të akuzuarit sipas tij janë ‘kriminela’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit