Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë dëgjuar jashtë objektit të Gjykatës në Gjermani, ku ka filluar gjykimi për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimani.
Si pasojë e kësaj, dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Bild ka raportuar se të plagosur janë dy familjarë të të dyshuarit për vrasjen e boksierit Nimani.
“Mes viktimave të të shtënave janë të paktën dy familjarë të të pandehurit. Përveç vëllait, mësohet se është plagosur edhe babai – dyshohet se është qëlluar në zemër dhe jeta e tij është në gjendje kritike”, thuhet në raportimin e Bild.
Ndërkaq, vëllai i Nimanit dyshohet se është qëlluar në këmbë.