Politikani, Fatmir Limaj si asnjëherë më parë është rrëfyer për jetën e tij personale, duke rikujtuar fëmijërinë, saktësisht ditët e shkollimit.
Ai tha se kishte vullnet për mësim teksa tregoi se shpeshherë ka shkuar i përgatitur në orën mësimore.
I pyetur se nëse ka pasur ndonjë sinjal prej arsimtarëve që e kanë lexuar nëse Limaj do të jetë kontribues i vendit, ai tha:
“Kam qejf shumë me i kallxu shokëve në klasë mësimet. Shokut në bankë nëse kam ditë diçka, nuk kam mujtë pa i kallëxu, ose përball drrasës së zezë edhe shpesh ka ndodh që më kanë largu nga ora, shpesh më kanë bërtitë”, tregoi Limaj. “Kam pas qejf me u përgatitë për mësimin para se me e shpjegu arsimtari, edhe qejfi jem ka qenë me e zënë ngushtë arsimtarin, me i kallëxu që po di. Njëri nga arsimtarët më ka thënë që ‘në njëfarë mënyre kjo tolerancë për ty po vjen sepse po shoh diçka te ti që ka me qenë diçka e jashtëzakonshnme me i shërby këtij vendi. Të pret një rrugëtim i cili ka me pas impakt”, shtoi Limaj.