Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen Vranjevc të Prishtinës, ku një burrë, me inicialet Xh.M., dyshohet se është vrarë nga kunata e tij (N., M.). Pas incidentit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dyshuar është vetëdorëzuar e dyshuara me inicialet N., M..
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka njoftuar Ahmeti.
Pamje nga vendi i ngjarjes: