Presidenti Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione ndaj të gjithë avokatëve dhe punëtorëve që kanë ndihmuar prokurorin special Jack Smith. Ky vendim vjen pas përplasjes së gjatë mes Trump dhe Smith, i cili po e ka hetuar presidentin për çështje të ndryshme ligjore.
Një muaj më parë, Trump e quajti Jack Smith një “njeri të çmendur” dhe e akuzoi se po ndjek penalisht njerëzit në Hagë. Ndërkohë, vetë Smith ndodhet nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për akuza të mundshme të zhvatjes dhe mashtrimit gjatë kohës kur shërbente në Gjykatën Speciale në Hagë.
Me këtë lëvizje, ai synon të ndëshkojë ata që kanë bashkëpunuar me Smithin, duke krijuar një precedent të ri në politikën amerikane.
Vetë Smith dha dorëheqjen nga Departamenti i Drejtësisë më herët këtë muaj, pasi paraqiti një raport voluminoz për dy dosjet hetimore ndaj Trump, për përpjekjet e tij për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Florida.
Lëvizjet janë të fundit në qasjen e ashpër të administratës ndaj Departamentit të Drejtësisë që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Trump ka akuzuar për vite me radhë Departamentin e Drejtësisë se hetimet e ngritura ndaj tij dhe mbështetësve kanë qenë të motivuara politikisht.