spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

“Maniak”, vajzat komentojnë Laertin pas darkës me Olën

Pas darkës romantike mes Laertit dhe Olës, vajzat e shtëpisë kanë zgjedhur që të komentojnë banorin dhe veprimet e tij.

Gjatë bisedave në shtëpi, Loredana e quajti “maniak”, ndërsa në Prime, Mikela tha që Laerti ka flirtuar dhe me të.

Ola: Në fakt unë kam parë dyfytyrësha këtu, sepse ato që dolën në klip, nuk m’i kanë thënë kurrë në sy këto gjëra. Nuk ke të drejtë të përmendësh moshën. A është më i madh ose më i vogël, është e drejta ime. Aldo po të donte, të vinte dhe të më ftonte për darkë.

Danja: E di çfarë s’më duket normale. Që në këtë shtëpi Laerti është një zotëri 51 vjeç dhe të vijë një vajzë që… Nuk ka asgjë të keqe të hash darkë, por ai ishte një takim. Mendimi im ka qenë i tipit që ai është një lojtar i fortë dhe i konsiderueshëm në shtëpi dhe ti prandaj e zgjodhe këtë.

Ola: Do ju jap llogari ju se kë të zgjedh ose jo?

Loredana: Kur unë kam hyrë brenda kësaj shtëpie dhe përgjigjet e Laertit më kanë lënë pak për të dëshiruar. Ai thoshte që Loredanën e shihte si një vajzë të rrezikshme. Në vazhdimësi, doja ta quaja raportin me Laertin si ‘dajë’. Në këto ditët e fundit, kam konfirmuar diçka nga vetë Mikela, që ky person mirë që i përdor këto sjelljet në favorin e tij, por dhe më pas i sheshon debatet.

Mikela: Kur erdha këtu, ai mu duk shumë xhentil. Te loja me litar, unë pash një shikim nga Laerti.

Laerti: Si ishte shikimi?

Mikela: Edhe unë di ta dalloj shikimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit