Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka vizituar deponinë në Mirash, ku grumbullohen mbeturinat e Prishtinës.
Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, Ambasada Gjermane shkroi se në këtë pjesë rreziqet mjedisore dhe shëndetësore janë alarmante.
Bëhet e ditur se, për këtë arsye, një delegacion nga GIZ, KfW, FES dhe kompania kosovare për menaxhimin e Deponive ka realizuar një vizitë të përbashkët, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje urgjente dhe minimizimin e dëmeve.
“Kooperacioni Gjerman për Zhvillim po punon me Kompaninë Kosovare për Menaxhimin e Deponive për të trajtuar këto çështje urgjente dhe për të kufizuar dëmet. Një vizitë hapëse së bashku me GIZ, KfW dhe FES – sepse menaxhimi i qëndrueshëm i mbetjeve është thelbësor për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme”, thuhet në përshkrimin e videos ku ambasadori Rohde shihet duke vëzhguar situatën nga afër.