Sot është ndarë nga jeta Alban Tishukaj, anëtar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan.
Lajmi është bërë i ditur nga miqtë dhe bashkëpartiakët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij.
Familjarët, miqtë dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Deçan po e kujtojnë atë si një person të përkushtuar dhe aktiv në jetën politike dhe shoqërore të komunës.