Faton Ramadani- vëllai i të dënuarve në rastin “Kiqina” aktualisht është në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Debat Plus” si kundërpërgjigje e të intervistuarit, Shpresim Uka gjatë së premtës mbrëma.
Ramadani ka treguar se shumë vite më parë është takuar tri herë me Shpresim Ukën, njëherë dyshon në “shtëpi të tij”, pastaj në një restaurant në pikën kufitare në Merdar, nga ku pretendon që ka inqizuar një bisedë 4-orëshe mes tij dhe Ukës.
Ramadani ka thënë se njëra nga “gënjeshtrat” e deklarimeve të Shpresim Ukës është edhe vendlindja e tij, i cili ka jetuar së bashku me prindin në Beograd e jo në Prishtinë si çka deklaruar ai.
“Me I tregu të pavërtetat që ka deklaru Shpresim Uka. Ai tha se ka lindur në Prishtinë por që ai ka lindur në Beograd, prindi I tij ka jetuar neograd, prindi I tij ka jetuar në Beograd. Kam prova që ai është I lindur në Beograd. Përmes njerëzve dhe të afërmeve kam siguru adresën e tij se ku ka jetuar Shpresim Uka. Pika e dytë që ka rrejt, dorëzimi I CD pa fletëbastisje. Jam njoftuar nga EULEX që janë përdorë si dëshmi.
Ai më ka quar fjalë përmes dy njerëzve, Shpend Bobaj si shofer i tij. Më ka dërguar në një shtëpi private, e cila nuk ka banuar aty. Sipas tij, ai ka thënë që duhet me u orientu tek dy persona sidomos tek Ferat Shala.
Shpend Bobaj më ka marrë me audi në Prishtinë tek kafet e vogla. Unë herën e dytë s’kam pasur qejf me shku se kuptova që është grup që kryen vrasje me pagesë. Në Debat, Shpresim Uka u zbulu se ka folur tinxa për shokët e tyre.
Jam shku në një restorant në Merdar, dhe ka treguar me emra për krimet që i ka bërë. Kam hyrë banjo dhe e kam lëshuar inqizimin. M’ka thirr edhe njëherë jam taku, ma nuk jam dal me atë person.
Kur kam kërkuar drejtësi për vëllezërit, dhe kam pasur presion public. Faktikisht, është kryer krim ku janë vrarë fëmijë dhe kanë shkuar në burg ushtarët e UÇK-sëpa faj si tre-katër ushtarët më të dalluar të njohur si “Tigrat e zi”. Prej nervoze, e kam ndarë në dy vende inqizimin. Eulex ka lëshu urdhër dhe ma ka marrë inqizimin me qejf, mbi katër orë”, ka deklaruar Ramadani.