spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Kush e “tradhtoi” Zahir Pajazitin? Flet Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i tij

Më 31 janar 1997 bien heroikisht tre strategët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir, Pajaziti, Hakif Zejnullahu, dhe Edmond Hoxha, pasi u zunë në pritë në fshatin Pestovë, nga sigurimi serb.

Hasan Zeneli, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, flet për momentin kritik që çoi në vdekjen e tij.

Ai thotë se që tre ditë para vrasjes, ai dhe Zahir Pajaziti e dinin se po vëzhgoheshin nga shërbimi sekret serb.

“Unë e kam ditur dhe Zahir Pajaziti po ashtu, se jemi duke u vëzhguar nga shërbimi sekret, tre ditë përpara vrasjes”, tregon Zeneli.

Ai dyshon se një person që kishte ardhur tek ata mund të ketë qenë burim i tradhtisë.

Zeneli përshkroi  momentin e tragjedisë së vrasjes, së Zahir Pajazitit.

“Zahiri është goditur me 8 plumba në kraharorin e majtë dhe është vrarë në dyluftim, kur ka dalë nga xhami i veturës me kallashnikov në dorë” tha Zeneli.

Për të dëgjuar rrëfimin e plotë, ndiqni videon e mëposhtme:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit