spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Tre vjet nga pushtimi rus në Ukrainë, Kurti: Një vend që ka duruar gjenocid, e kuptojmë thellë dhimbjen e popullit ukrainas

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar 3-vjetorin e nisjes së invazionit rus në Ukrainë.

Kurti nëpërmjet një postimit në rrjetin social ‘X’, tha se kjo ngjarje ka shkaktuar vuajtje të pamasë ndaj atyre që mbrojtën me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën.

Tutje, Kurti shtoi se Kosova është solidarizuar me Ukrainën jo vetëm me fjalë por edhe veprime, siç ka pritur shumë gazetarë ukrainas në Kosovë, e po ashtu duke dërguar pajisje ushtarake.

Postimi i plotë:

Sot shënon përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës – një ngjarje që ka shkaktuar vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.

Në Kosovë, një vend që ka duruar gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – duke pritur gazetarë ukrainas në vendin tonë, duke dërguar pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit