Tashmë është bërë publike se çfarë i ka thënë sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, gjyqtarit të ndeshjes, i cili u pa i zemëruar ndaj tij në ndeshjen e parë të sezonit të Inter Miamit kundër New York Cityt.
Fituesi tetë herë i Topit të Artë regjistroi dy asistime për ekipin e tij, teksa ndeshja u përmbyll baras me rezultat 2-2.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 100-të në një duel ku vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pas gjysmës së pjesës së parë.
Messi mbeti tejet i nervozuar me atë vendim, sipas të cilit Tomas Aviles u përjashtua 18 minuta pasi shënoi golin e epërsisë.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi. Messi kapi për fyti një anëtar të stafit të trajnerëve të ekipit kundërshtar.
Kjo ndodhi pasi ai tashmë kishte shkëmbyer disa fjalë me gjyqtarin Alex Da Silva me këtë të fundit që i dha Messit kartonin e verdhë.
Sipas një raportimi nga TyC Sports, të cilët morën mendimin e një eksperti të leximit të buzëve, Messi i bërtiti gjyqtarit në fytyrë me fjalët “je frikacak”.
😡 The Whole Angry Messi Clip!
— Franco Panizo (@FrancoPanizo) February 23, 2025
This video shows an irate Lionel Messi jawing at head referee Alexis Da Silva as well as grabbing New York City FC assistant coach Mehdi Ballouchy by the neck.
There’s lots to digest here, but it’s great to see Messi cares.#InterMiamiCF #Messi𓃵 pic.twitter.com/KkfWOQTQbH