spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Një lojtar të cilin Sir Alex Ferguson deshi ta transferonte për Manchester United iu shkatërrua ëndrra e të luajturit në ‘Old Trafford’ nga një incident i tmerrshëm.

Në vitin 2007, Salvador Cabanas u emërua futbollisti më i mirë i vitit për Paraguain dhe Amerikën Jugore. Si rezultat, ishte raportuar se Ferguson dëshironte transferimin e tij në ‘Old Trafford’.

Sidoqoftë, një tragjedi që ndodhi gjatë vitit 2010 i dha fund ëndrrës së Cabanas për të luajtur tek gjiganti anglez.

Siç ka raportuar talkSPORT, Cabanas u qëllua në kokë në tualetin e një klubi të natës në Mexico City.

Mrekullisht, ai i shpëtoi këtij sulmi duke zbuluar më pas detaje se si ndodhi gjithçka ku mbeti ai i plagosur.

Mbaj mend çdo gjë. Ai filloi të më shante mua dhe papritmas nxori armën. Ai ma drejtoi mua dhe më tha ‘Unë jam JJ unë jam shpërndarësi më i kërkuar i drogës dhe sot është dita jote e fundit pasi do të vdesësh’”.

I thashë, ‘Pse? Unë erdha të punoj sepse më duhen paratë’. Ai më tha, ‘Jo, ju po bëni shumë para dhe po i çoni në Paraguai’. Dhe pas kësaj ai më qëlloi mua”, ka rrëfyer Cabanas.

Raporti shtoi se Cabanas mbeti me shikim të dobësuar në syrin e tij të majtë ndërsa pjesa e majtë e trupit nuk i funksiononte më siç duhej.

Në një intervistë me Telefuturo, Cabanas zbuloi se ai ishte shumë afër transferimit tek United.

Unë kisha një marrëveshje për 1.3 milionë euro për t’u transferuar në Evropë. Ata më thanë mua se destinacioni im do të ishte Manchester United”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit