spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Safet Bajri akuzohet për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Safet Bajrin, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit.

Disa prova të reja të siguruara përmes zbërthimit të aplikacioneve SkyEcc, shtuan dyshimet e SPAK se Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri si dhe Asmer Bilali, janë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit.

Bajri u arrestua mesditën e së premtes në Shkodër. Atij fillimisht iu tha që duhet të paraqitej në Drejtorinë e Policisë në Shkodër për një verifikim, por sapo ka shkuar, Forcat RENEA i vunë prangat dhe e kanë sjellë në Tiranë.

SPAK e akuzon grupin kriminal për planifikimin dhe vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në lagjen “Kiras” të Shkodrës. Fatbardh Lici ishte xhaxhai i Ibrahim Licit, rival i Bajrave. Sipas grupit hetimor, motivi i vrasjes lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana.

Ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit rëndojnë akuzat vrasje me paramendim, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërkohë një tjetër dosje e bujshme në duart e SPAK është edhe masakra e Dobraçit ku humbën jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha.

Në vendin e ngjarjes u vu re edhe një i ri që dyshohet se është Ibrahim Lici, I shpallur në kërkim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit