Pjesëtarët e Ministrisë së Policisë në Serbi kanë arrestuar 13 persona në Nish, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kryerjes së detyrës nga pakujdesia.
Në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë lokalë, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe.
Si anëtarë të Shtabit të Emergjencave të Qytetit të Nishit, dyshohen se kanë vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme duke votuar për konkluzionet e Shtabit të Situatave Emergjente të Qytetit të Nishit, i cili i propozoi Kryetarit të Komunës të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në territoret e qytetit, sipas një rëndësie të veçantë, raporton N1.
Të dyshuarit do të dërgohen në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.
Ata dyshohet se i propozuan kreut të komunës nxjerrjen e vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territoret e bashkive të qytetit dhe dhanë urdhër për angazhimin e disa kompanive të caktuara.