spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

“Dehari u vra me urdhër nga lart”, çfarë deklaroi Kurteshi pas intervistimit nga Prokuroria Speciale?

Anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, me autorizimin e Prokurorisë Speciale, për dy orë e gjysmë është intervistuar në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë. Krejt kjo pas deklarimeve të 12 gushtit të Kurteshit para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit, ku implikuan shumë akter shtetëror në, sipas tij, vrasjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes. Pas intervistimit, Kurteshi tregoi se çka u pyet nga hetuesit.

Krejt kjo pas deklaratave të datës 12 gusht të Kurteshit, ku Vetëvendosje implikoi shumë akter shtetërorë në, sipas tyre, vrasjen e Astrit Deharit.

E në mesditë, Kurteshi i shoqëruar nga avokati, Tomë Gashi doli para gazetarëve.

“Jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për deklaratat e bëra dhe të shkruara të publikuara më 12 gusht para Prokurorisë Speciale, për pensionimin e të prokurorit Afrim Shefkiu që ka udhëhequr rastin e Deharit. Kjo ka shkuar me autorizim të prokurorit të rastit. Pyetjet kanë qenë në lidhje me deklaratat dhe prononcimin tim më 12 gusht në konferencën time të mbajtur para PSRK-së. Ka qenë një paragraf i përdorur në konferencën për media dhe në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje që ka të bëjë me implikimin dhe urdhrat e dhëna nga maja e shtetit për institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovës”, tha ai.

Kurteshi edhe një herë përsëriti qëndrimin ku tha se Astrit Dehari është vrarë.

“Janë mbi tre mijë faqe dokumente të ndryshme, prova, analiza, rekomandime, dokumente të ndryshme në lidhje me rastin Dehari. Shumicën prej tyre unë, të gjitha ato që kam mundur me i siguru unë i kam lexu, i kam përpunu, i lexoj vazhdimisht, unë e përcjell rastin Dehari për arsye më të ndryshme dhe aty ka me qindra dëshmi dhe fakte që vërtetojnë bindjen time për atë që po flas se rasti Astrit Dehari është vrasje e plotë, vrasje e drejtpërdrejtë me urdhër nga lartë”, deklaroi ai mes tjerash.

E  avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, tha se shpresat i kanë te prokurori i ri i këtij rasti, Bekim Kodraliu.

“Besojmë që ky prokuror duhet të jetë më profesionist dhe besoj që ky prokuror nuk frikësohet të sheh fotot me gjak siç është frikësuar prokurori i kaluar.  I gjithë rasti i Deharit është i përgjakur, nuk ka fotografi dhe dëshmi të tjera përveç se të përgjakur. Ai ka vdekur në burg dhe është dërguar pa shenja jetë në spital dhe ka pasur tentime të manipulimit edhe të dokumenteve dhe provave që kinse Dehari ka vdekur në spital”, tha Gashi.

Në fund, Gashi tha se ka me dhjetëra prova që tregojnë se ish-aktivisti i Vetëvendosjes, është vrarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit