spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Propozimet e Evropës për paqen në Ukrainë, Macron takim ‘kokë më kokë’ me Trump sot në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti francez Emmanuel Macron ditën e sotme do të takohet me Presidentit amerikan Donald Trump në Washington.

Ai do t’i paraqesë  Trump një plan propozimi dhe veprimi për t’u përballur me kërcënimin rus” në Evropë dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë, në mes të një afrimi ruso-amerikan, raportojnë mediat e huaja.

Macron mbërriti në Washington dje, të dielën në mbrëmje, dhe do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë sot në orën 12:00 (me orën lokale, 18:00 me orën shqiptare) për një bisedë ballë për ballë, e ndjekur nga dreka dhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes dy liderëve në orën 15:00.

Tre vjet pas takimit të presidentit francez me Vladimir Putin më 7 shkurt 2022, në një përpjekje të fundit por të kotë për të parandaluar pushtimin rus të Ukrainës, vizita e Macron sot në Washington ka gjithashtu një ndjenjë urgjence.

Trump shkaktoi një ‘tërmet’ në skenën ndërkombëtare kur deklaroi se donte të negocionte një plan paqeje vetëm me Putinin, duke e vënë presidentin rus në qendër të vëmendjes, ndërsa në të njëjtën kohë nuk humbi mundësinë për të sulmuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Evropianët kanë frikë se ky plan do të nënkuptojë dorëzimin e Kievit dhe do të inkurajojë Rusinë që të vazhdojë të kërcënojë vendet e saj fqinje, disa prej të cilave janë anëtarë të BE-së.

Presidenti francez do të veprojë si një përfaqësues i evropianëve, pasi ka zhvilluar bisedime me pothuajse të gjithë javën e kaluar, duke përfshirë kryeministrin hungarez pro-rus Viktor Orban.

“Ai po shkon në Washington me propozime për veprim që pasqyrojnë pikat e konvergjencës që u paraqitën” gjatë këtyre diskutimeve, theksoi një këshilltar Macron.

Kjo do të thotë “mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën, duke ofruar ndihmën e nevojshme ushtarake, duke respektuar sovranitetin e saj”, në mënyrë që “të merren plotësisht parasysh interesat e evropianëve”, shpjegoi ai.

Për ta arritur këtë, Macron synon të bindë Trump se Rusia paraqet një “kërcënim ekzistencial”, se Putini “nuk do të respektojë” një armëpushim dhe se duhet të ketë garanci për një armëpushim.

Para nisjes për në SHBA, presidenti francez ka biseduar me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili pritet të enjten në Washington, për të koordinuar mesazhin që do t’i dërgojnë presidentit amerikan.

Londra dhe Parisi po punojnë për të vendosur një forcë evropiane në Ukrainë, pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, në mënyrë që të parandalojnë Rusinë që të sulmojë përsëri vendin.

Udhëheqësit francezë dhe britanikë pritet t’i kërkojnë presidentit amerikan “garanci të qarta sigurie” për forcat e dislokuara në Ukrainë.

Administrata Trump po përjashton dërgimin e forcave tokësore në Ukrainë, por mund të ofrojë ndihmë logjistike, sulme të thella, inteligjencë dhe një angazhim për t’u përgjigjur në rast të një sulmi rus, shpresojnë evropianët.

Macron gjithashtu shpreson t’i tregojë Trumpit se nëse ai shfaqet shumë pro ndaj Rusisë, ai mund të inkurajojë rivalin e tij kryesor, Kinën, të rrisë presionin e saj ndaj Tajvanit.

Administrata republikane aktualisht duket se është dakord me Moskën, duke konsideruar një opsion jo real që Ukraina të rimarrë territoret që humbi ndaj Rusisë ose t’i bashkohet NATO-s.

“Është në interesin e tij të bashkëpunojë me evropianët, sepse Evropa ka kapacitetin për t’u zhvilluar, potencialin ekonomik, (kapacitetin) për të bashkëpunuar me amerikanët”, do të theksojë presidenti francez.

Nga ana tjetër, ai do të paralajmërojë Trump se evropianët do të përgjigjen nëse SHBA vendos tarifa shtesë për produktet e tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit