Vlora ka pritur me ngrohtësi dhe respekt Anila Ahmatajn, kandidate nga platforma “Deputeti që Duam”. Në një takim të mbushur me emocion dhe energji pozitive, Ahmataj u shpreh e mrekulluar nga pritja dhe mbështetja e qytetarëve vlonjatë.
“Në rrugëtimin tim jetësor dhe profesional mund të them se Zoti më ka parë, pasi kam njohur kaq shumë njerëz, por kam bërë kaq shumë, e kaq shumë miq e mikesha!”, u shpreh ajo.
Gjatë takimit, Ahmataj theksoi rëndësinë e lidhjes së fortë mes përfaqësuesve dhe qytetarëve, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen e madhe që ka marrë.
Ajo gjithashtu solli në vëmendje një fjalë të urtë që udhëheq parimet e saj në politikë dhe jetë: “Në miqësi nuk është e rëndësishme të kesh gjithmonë të drejtë, por të jesh gjithmonë pranë.”
Mbështetja e qytetarëve të Vlorës ndaj Anila Ahmatajt tregon qartë besimin që ata kanë te vizioni dhe përkushtimi i saj për një të ardhme më të mirë.