spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Gjuajtje me armë zjarri në Klinë, tre të lënduar – policia jep detaje

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përplasje me disa të tjerë në Jashanicë të Klinës. Njëri nga ta është lënduar nga arma e zjarrit, kurse dy nga ta me mjete të forta.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:41, kurse ka shtuar se njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendngjarja.

I njëjti ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Kline është njoftuar se në fshatin Jashanicë tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta.  Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit