Richard Grenell, ish i dërguar special i ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kundrejt intervistës së kryeministrit Albin Kurtit, i cili e quajti Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të ShBA-së, si kandidat “të pazakonshëm”.
Grenelli ka shkruar se ky veprim është i pamatur. Tutje, ai ka konsideruar se një gjë e tillë e dëmton popullin e Kosovës.
“Që lideri i Kosovës të zgjedhë hapur demokratët është një veprim i pamatur nga ana e Kurtit.
Veç ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, lëvizja e tij për të mbështetur Kamala Harris në Konventën e Demokratëve dëmton popullin e Kosovës” – ka shkruar ai.