spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Infektologu Hamdi Ramadani flet për COVID-19 pasi ka pësuar një riaktivizim në muajt e fundit

Infektologu Hamdi Ramadani ka njoftuar se COVID-19 ka pësuar një riaktivizim në muajt e fundit, duke u shfaqur me variantin e ri,  (Nenomicron KD3).

Ky variant sipas Ramadanit  është i pranishëm në Evropë, rajon dhe në Kosovë, duke shkaktuar një rritje të rasteve me infeksion, ndërlikime dhe fatalitete, si dy rastet e fundit të raportuara. Ramadani theksoi se varianti i ri mund të prekë të gjitha grup moshat, përfshirë të rinjtë dhe të moshuarit.

Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke respektuar higjienën dhe shmangur kontaktet e ngushta në ngjarje dhe tubime të mbyllura.

“Covid 19 në muajt e fundit jo vetëm në botë por edhe tek ne është riaktivizuar me në variant të ri variantin Nenomicron që në mjekësi njihet si KP3.Ky variant  ka dominuar si ne Evropë edhe ne vendet e botes ashtu edhe ne regjion e ne vendin tone. Ditët që kaluan, edhe muajin e kaluar mirëpo edhe këto ditë vendi ynë po ballafaqohet me virusin Covid 19 pandemik , me një mori rastesh me ndërlikime dhe për fat të keq edhe raste me fatalitet si dy rastet e para dy ditëve dhe kjo  nënkupton se Covid 19 në vendin tonë është  i pranishëm, është i përhapur  dhe po shkakton infeksion””, ka sqaruar. ai

Sipas tij, ky lloj  virusi prek moshat e ndryshme :të rinjtë, moshat e shtyra, kështu që, siç thotë ai, duhet të kemi kujdes të shtuar.

“Duhet bërë ngritja e përgjegjësisë  të qytetareve, duhet të mbahet  higjiena personale , të shmangim kontaktet në tubime në ahengje sa më shumë sepse edhe ardhja e mërgatës e bën më të lehtë diagostifikimin me virusin sepse grumbullohen qytetarë në ahengje në ambiente të mbyllura ku ka afërsi mes njerëzve dhe mendoj se kjo e mundëson shumë paraqitjen e  virusit nga i sëmuri tek personi tjetër, kështu që duhet shmangur sa më shumë këto lloje të kontakteve’’, tha Ramadani

Infektologu Ramadani nënvizoi  edhe rëndësinë e vaksinimit dhe rivaksinimit , veçanërisht për grupet vulnerabile si të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Sipas  tij, vaksinimi dhe imunizimi me vaksinat anti-COVID mbeten mjetet kryesore për të zbutur dhe in aktivizuar virusin.

Vaksinimin   e konsideron veçanërisht të  rëndësishëm për grupet vulnerabile, përfshirë personat mbi 65 vjeç, punëtorët shëndetësorë që trajtojnë pacientë me COVID-19, si dhe ata me sëmundje kronike dhe imunitet të dobët.

Pavarësisht vaksinimit, Ramadani thekson se mbrojtja imunologjike mund të zvogëlohet pas një periudhe, dhe ndonjëherë mund të ndodhë që infeksioni apo sëmundja të paraqitet sërish, veçanërisht nëse kontakti me variantin Omicron KD3 ose ndonjë nëntip tjetër të  COVID-19 është i mundshëm mirëpo ai gjithashtu thekson se , vaksinat e certifikuara nga organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë tregojnë efikasitet të lartë edhe ndaj variantit të ri Omikron KD3, duke ofruar mbrojtje të kënaqshme për disa muaj ose deri në një vit

“Vaksinimi dhe imunizimi me vaksinën anti Covid mbetet armë kyçe  e vendimtare që ky virus të zbutet apo dhe të in aktivizohet pasi që marrja e vaksinës e sidomos e grupeve vulnerabile, personave mbi 65 vjeç ,punëtorëve shëndetësorë që punojnë në  ambientet, ku ka të shtrirë  persona me Covid 19 ,pastaj të sëmuret me sëmundje kronike si nga zemra, mushkëritë  sistemi nervor e të tjera dhe personat me imunitet të dobët qoftë të lindur apo të fituar janë grupe meqë medoemos duhet të shkojnë të vaksinohen në qendrën e vaksinimit më të afërt”, shprehet ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit