spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Ruge e tregon qëndrimin e NATO-s për hapjen e urës mbi Ibër: Të zgjidhet me dialog

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Pas takimit që ndodhi në Prishtinë, Ruge, ka shkruar për temat që i diskutoi me Osmanin. Diskutimi kyç u bë për urën mbi Ibër, hapja e të cilës ose jo është stërfolur këto ditë.

Ruge tha se gjithçka që lidhet me hapjen e urës duhet të vijë përmes dialogut.

“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me Vjosa Osmanin, kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur”.

“Për urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar Ruge.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit