spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

Sulm terrorist në Francë, një person i vdekur dhe dy oficerë të plagosur

Një sulm me thikë ka tronditur Francën këtë të shtunë, me pasoja në jetë njerëzish. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe dy oficerë policorë kanë mbetur të plagosur.

Policia po mbledh provat në Mulhouse, e cila ndodhet vetëm disa kilometra larg kufirit me Gjermaninë.

Autori ka plagosur rëndë dy policë, një në qafë dhe një në gjoks. Një kalimtar ka tentuar të ndërhyjë dhe është vrarë.

I dyshuari është një algjerian 37-vjeçar, i cili kishte marrë një urdhër deportimi për shkak se ishte në listën e vëzhgimit të terrorizmit, sipas prokurorit vendas.

Prokurori ka hapur një hetim terrorist sepse i dyshuari thuhet se ka bërtitur “Allahu Akbar”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit